Njihu me Ambasadorët SOS

Duke filluar nga data 1 Nëntor, ju do të mund të takoni Ambasadorët tanë SOS në vende të ndryshme në të gjithë Tiranën. Do t’i dalloni nga fytyrat e tyre gazmore dhe bluzat e markës blu. Ju do të jeni në gjendje të bisedoni me ta dhe të mësoni më shumë për punën e Fshatrave të Fëmijëve SOS dhe sigurisht, më e rëndësishmja, të bëheni Miku ynë SOS dhe të na ndihmoni NDRYSHOJMË JETËN SË BASHKU!

Kapma dorën

Organizata jonë mundëson përkujdesje cilësore afat-gjatë dhe kujdes të vazhdueshëm për fëmijët dhe të rinjtë të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, deri sa ata të mund të dalin në pavarësi të plotë. Me suportin tuaj të vazhdueshëm, ju do të bëni të mundur që të ndryshoni jetën e fëmijëve dhe te rinjve pa kujdes prindëror – ju i jepni mundësinë për një jetë të lumtur dhe të sigurtë!
Nëpërmjet dhurimeve të rregullta me vlerë 1000, 1500, 2000 Lekë ose dhe një shume që ju mund të zgjidhni sipas mundësive, ju zgjidhni të shoqëroni fëmijët në rrugëtimin e tyre të rritjes, ndihmoni që nevojat e tyre të përmbushen cdo ditë, që ata të mund të rriten në një ambjent të ngrohtë dhe të sigurtë, me një familje që kujdeset që ata të mund të shkollohen dhe të përgatiten për jetë të pavarur

A je gati të KAPËSH DORËN E TYRE?

Si mund të njohësh Ambasadorët SOS?

ME RËNDËSI: Në asnjë rast Ambasadorët SOS nuk do të pranojnë dhurime në cash!

Lorem Ipum

Lorem Ipum

Lorem Ipum

Lorem Ipum

Arsye për të qënë një Mik SOS?

Organizata jonë mundëson përkujdesje cilësore afat-gjatë dhe kujdes të vazhdueshëm për fëmijët dhe të rinjtë të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, deri sa ata të mund të dalin në pavarësi të plotë. Me suportin tuaj të vazhdueshëm, ju do të bëni të mundur që të ndryshoni jetën e fëmijëve dhe te rinjve pa kujdes prindëror – ju i jepni mundësinë për një jetë të lumtur dhe të sigurtë!

Si mund të ndaloni dhurimin tuaj?

Nëse mundësitë tuaja financiare nuk ju mundësojnë të vazhdoni me dhurimin, ju keni mundësi ta anulloni dhurimin e përmuajshëm në cdo kohë.
Kontaktoni me ne nëpërmjet e-mailit: miksos@soskd.org.al ose me telefon: +3556******** ne do ju asistojmë për hapat në vazhdim.


Në rast se rrethanat ndryshojnë dhe ju dëshironi të bëheni Mik SOS sërish, na kontaktoni sërish -ju presim me kënaqësi.

Më tepër informacion

Për informacione në lidhje me aktivitet e Klubit të Miqve SOS, për punën e SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri ju mund të vizitoni faqen tonë të web ose dhe kanalet tona sociale ( Facebook , Instagram , LinkedIn , YouTube ).

Nëse informacioni që ju kërkoni nuk gjendet në këto kanale, ju mund të kontaktoni me ne nëpërmjet:

Të gjitha të dhënat personale që jepni do të përdoren në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.